E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klina nje dekade pa uje

Per gati nje dekade banoreve qytetit te Klines dhe 13 fshatrave perreth ne cezmat e tyre u vjen uje i ndotur.

Ndertimi paslufte i grumbulluesi te ujit nuk e zgjidhi problemin e furnizimit per me shume se 15 mije banore. Ky vend njihet nga banoret si pusi i Jarines por ai ndodhet prane rrjedhes se lumit Klina qe shpeshhere e ben te ndotur.

Inxhinieri sanitar nga Klina Hil Dulaj shpjegon se uji eshte i ndotur sepse pervec baktereve permban edhe elemente kimike.

Nenkryetari i komunes shpjegon se po shqyrtohen disa mundesi qe ky problem te zgjidhet. E para sipas tij kane filluar hulumtime ne territorin e Klines qe te gjendet ndonje vend nga ku mund te sigurohet uji.

I kontaktuar permes telefonit kryetari i Komunes se Istogut Haki Rugova tha se varianti me i mire eshte qe Klina te furnizohet nga burimet e veta ashtu sic kane konstatuar edhe profesionistet e kesaj fushe.

Por nderkaq banoret ndoshta si shume te tjere rendom neper Kosove e vuajne kete krize. Nje prej tyre Smajl Dushi ka hapur pus ne oborrin e tij dhe ka kohe qe e ka fjetur mendjen e nuk kerkon me zgjidhje te shteti. Madje ai ka permbushur edhe amanetin e te atit qe te ndertoje kete cezme pergjate rruges ne qender te qytetit. E furnizon nga pusi i tij sepse qyteti ka nevoje per uje me shume se kurre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›