E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Meta Operacioni humanitar optimal

Ministri i Energjitikes dhe zevendeskryeministri Ilir Meta ka deklaruar se qeveria ka marre te gjitha masat per te dhene ndihmen e nevojshme per banoret ne zonat e permbytur.

Jam ne disa zona problematike si komuna e Dajcit Berdica nje pjese e mire e Bushatit Velipojes por edhe probleme te tjera. Natyrisht edhe nje pjese e konsiderueshme e qytetit te Shkodres qe eshte nen uje eshte shprehur Meta.

Problemet jane mungesa e nje komunikimi te lirshem ne raport me problemet shendetesore. Ne lidhje me ushqimin me buke dhe uje mendoj se funksionon ne menyre optimale edhe brenda qytetit por edhe komunave ku banoret jane te izoluar. Ky operacion humanitar nuk eshte perfekt por eshte optimal dhe vjen duke u permiresuar cdo dite theksoi Meta.

Ai ka theksuar ne nje lidhje te drejtperdrejt ne Top Channel se situata e krijuar ka qene per shkak te kushteve atmosferike dhe jo shkarkimeve nga hidrocentralet.

Shkarkimet nuk kane qene shkaku i kesaj situate por reshjet e jashtezakonshme qe kane perfshire zonen. Fryrja e liqenit eshte e jashtezakonshme por edhe ujrat qe vijne nga Mali i Zi e bejne edhe me te veshtire kete situate tha Meta.

Duke folur per planet e qeverise per te nderhyre qe permbytjet te mos perseriten ai theksoi se projekte te tilla nuk mund te realizohen per nje periudhe te shkurter.

Mendoj se qeveria e ka nje plan dhe nuk mund te realizohet per nje periudhe te shkurter por eshte afatgjate. Ndersa investimet per te ndaluar kete situate jane bere por keto ishin te pamjaftueshme per shkak te kushteve te motit theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›