E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinaku: Në Lutjet e Mëngjesit u tha: “Kosova është Serbi”

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka treguar se ka qenë i ftuar por nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit. Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se përfaqësuesi serb, i pranishëm në këtë ceremoni ka thënë ‘Kosova është Serbi”.

“Në Lutjet e sotme të Mëngjesit në Prishtinë "mysafir" ishte edhe Zv. Ministri i Daçiqit, Vladimir Bozhoviq. Ai tha se perspektiva serbe është: KOSOVA ËSHTË SERBI! Dhe, merreni me mend, Bozhoviqi mori duartrokitje nga të pranishmit, shumica shqiptarë. Kam qenë i ftuar bashkë me dy deputetët e LB-së. Më vjen mirë që nuk kemi marrë pjesë në një maskaradë të tillë!”, ka shkruar Klinaku në Facebook./Indeksonline./

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›