E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet për ngacmim seksual të nxënëses

Fundviti shkollor mund të lërë shije të hidhur në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Një profesor i këtij gjimnazi është duke u hetuar për ngacmim seksual të një nxënëseje të tij, transmeton KTV. Jozyrtarisht merret vesh se i dyshuari është profesor i Edukatës Fizike dhe mësimdhënës disavjeçar në këtë shkollë. Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, nuk ka parapëlqyer të flasë fare për këtë temë. Drejtori Hoxha, në bisedë e sipër, ndër të tjera, ka thënë se është tjetër të dyshohet, e tjetër t’i jepet publicitet dyshimit”.

Por, nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit për informim për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, rasti është paraqitur ditën e enjte nga prindërit e viktimës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›