E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nese kriza behet ekonomike, do te jete keq per Kosoven"

Kriza financiare e disa shteteve te zhvilluara ne Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nese gjeneron ne krize ekonomike atehere mund te kete efekt negativ edhe ne Kosove. Por, si krize qe eshte e bankave dhe e kompanive te sigurimit, nuk mund te kete kurrfare impakti ne vendin tone, thone perfaqesuesit e bankave ne Kosove. Sistemi bankar ne Kosove eshte i nje niveli te ulet te zhvillimit dhe kjo duket te jete perparesi e Kosoves pse nuk mund te ndikohet dhe te pesoje kriza te njejta sikur bankat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe disa shtete te Evropes. Keshtu u shprehen perfaqesuesit e bankave ne lidhje me rrezikun e mundshem. Duhet kuptuar se kriza financiare qe po i kaplon shtetet e zhvilluara eshte vetem financiare dhe nuk eshte krize ekonomike, deklaroi drejtori i nje banke ne Prishtine, Spiro Brumbulli. Ai theksoi se rreziku mund te paraqitet nese kjo krize financiare gjeneron ne krize ekonomike nderkombetare. "Nese kjo thellohet dhe preke dhe sektore te tjere te ekonomise, atehere si pjese e marredhenieve te tregtise nderkombetare, sigurisht qe efekte te terthorta do te kete. Le te themi se jane rreth 450 milione euro qe vijne ne vit nga emigrantet, te cilet jane ne Zvicer, Itali, apo Gjermani, nese punesimi i tyre veshtiresohet, te ardhurat e tyre reale ulen si pasoje e krizes, atehere ata do te kene mundesi me pak qe te dergojne ne Kosove dhe kjo mund te influencoje ato familje qe jetojne me keto te ardhura", tha ai. Brumbulli shprehet i sigurt se sot, sektori financiar ne Kosove nuk ka asnje rrezik. Edhe Florin Lila, zevendes-drejtor ne nje banke te Kosoves, shprehet i sigurt se krizat ne tregjet nderkombetare, absolutisht nuk mund te kene impakt ne Kosove, ngase sektori bankar ne Kosove eshte krejtesisht i pa-varur nga ato tregje. "Kriza financiare nderkombetare mund te them me plot pergjegjesi se nuk ka asnje efekt qofte negativ apo pozitiv ne sistemin edhe ne sektorin bankar ne Kosove. Nuk e them kete vetem per banken tone por e flas ne pergjithesi ne sektorin bankar ne Kosove, kriza financiare nderkombetare nuk ka asnje efekt per arsye se sektori bankar ne Kosove ka qene gjithmone i ndare dhe jo i ndikuar nga sistemi financiar nderkombetar" , thote Lila.

Mundesia e rrezikut nga dhenia e kredive

Ekspertet e bankave shprehen se ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kriza financiare eshte shfaqur nga kriza e kredive, me c'rast per shkak te nje sistemi mjaft liberal bankar, amerikanet kane filluar te marrin kredi per blerje me shume se qe kane siguruar te ardhura. Por, nje rrezik i tille sipas tyre nuk ekziston ne Kosove, ngaqe bankat japin kredi pas nje analize te detajuar te kredi-kerkuesit.

"Kosova jo e gatshme te thithe investimet"

Ministri britanik per zhvillim nderkombetar, Shahid Malik, deklaroi se Kosova nuk eshte ende e gatshme te thithe gjithe donacionet, prej 1 miliard e 200 milione eurosh, te zotuara ne Konferencen e donatoreve, te mbajtur ne korrik ne Bruksel. Ai tha se qeveria e Kosoves duhet te reformohet me qellim qe te sigurohet se donacionet e bashkesise nderkombetare do te perdoren sa me mire te jete e mundur. Malik e cilesoi Kosoven si vendin me te varfer ne Evrope.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›