E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, 22 mije studente te rinj

TIRANE- Viti i ri akademik nise sot ne te 11 universitetet publike dhe rreth 20 Universitetet private ne vend dhe do te perfundoje ne 30 shtator te vitit 2009. Ne universitetet publike kete vit te ri akademik do te ndjekin studimet ne vitin e pare 22 mije studente, nderkohe qe ne disa prej tyre ka ende vende te lira nga konkursi i zhvilluar.

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja, ka nxjerre udhezimin e fundit per strukturen e fillimvitit ne institucionet publike te Arsimit te Larte, si dhe masat per zbatimin e tij.

Ne kete udhezim, qe u eshte shperndare te 11 universiteteve publike, sipas Rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, percaktohet dhe koha e fillimit te programeve te ciklit te dyte dhe masterave.

Rektori Kule tha per mediat se viti akademik per programet e studimit te ciklit te dyte, diploma te nivelit te dyte dhe per programet e studimit "Master i nivelit te pare" me kohe te plote, do te fillojne ne daten 10 nentor 2008 dhe do te mbyllen me 30 shtator 2009. "Te njejta afate jane vendosur edhe per studimet me kohe te pjesshme dhe ato ne distance", deklaroi Kule. "Brenda dates 10 nentor, te gjitha fakultetet do te njohin studentet me pjeset e statutit qe percaktojne treguesit e programeve te studimit, rregulloren mesimore te fakulteteve dhe rregulloren e programit te studimit ne te cilin ata jane regjistruar", shpjegoi ai, duke shtuar se kodet e studenteve te regjistruar ne forme elektronike do t'i dergohen ministrise deri me 15 dhjetor.

Sipas rektorit, ndarja e grupeve mesimore per te gjitha nivelet e studimit dhe pergatitja e regjistrave, do te mbyllen deri ne 10 nentor. "Brenda kesaj date do te miratohet edhe plani kalendarik i lendeve qe zhvillohen ne programet e studimit me kohe te plote, ndersa kalendari i lendeve ne programet me kohe te pjesshme do te perfundoje me 6 nentor", perfundoi Kule.

Po keshtu pergatitjet jane bere edhe ne 11 universitetet e tjera te vendit dhe rektoret u shprehen gati per nisjen e vitit akademik dhe programet mesimore qe u duhen stafit pedagogjik dhe vete studenteve.

Viti akademik, 650 studente te rinj

Rreth 3500 studente do te ulen ne auditoret e Universitetit "Eqrem Cabej" te Gjirokastres, per vitin e ri akademik 2008-2009 qe nis sot. Rektori Gezim Sala, tha se 650 prej studenteve te regjistruar per kete vit akademik jane te vitit te pare. "Te gjithe studentet qe do te ulen neser ne auditoret e ketij universiteti do te gjejne kushte dhe mbeshtetje te gjithanshme per realizimin e ambicieve te tyre", deklaroi Sala. Universiteti "Eqrem Cabej" i Gjirokastres ka dy fakultete, ate te Edukimit dhe Shkencave Shoqerore dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore, me 12 dege gjithsej.

Leksione nga mengjesi deri ne mbremje

Universiteti "Aleksander Moisiu" ne Durres do te nise neser sezonin e trete akademik qe nga hapja e tij ne vitin 2006, ku ne auditore do te ulen rreth 3500 studente, te cilet do te mesojne ne tre fakultetet dhe shkollen e larte profesionale. "Gjate ketij viti dyert e universitetit do te jene te hapura cdo dite nga ora 08:00-20:00 dhe studentet mund t'i zgjedhin qe tani oraret e leksioneve te tyre", tha rektori Agim Kukeli. Kjo zgjidhje sipas tij u vjen ne ndihme studenteve qe punojne jashte orarit te leksioneve. Te gjitha leksionet do te zhvillohen ne godinen e ketij Universiteti.

Fluksi me i larte ne 11 vjet

Rreth 15 mije studente do te ndjekin vitin e ri akademik 2008-2009 ne 15 dege te tre fakulteteve ne Universitetin "Ismail Qemali" ne Vlore, shifer kjo me e larte e regjistruar ndonjehere ne keto 11 vite. Rektori i universitetit, Tanush Shaska, tha se numri i studenteve qe do te ndjekin per here te pare kete universitet, deri tani eshte 2670, nga 2750 qe eshte kuota, qe gjithashtu perben fluksin me te larte. Ai sqaroi se po perfundojne procedurat pergatitore per fillimin e vitit akademik, kurse programet do te jene te nje cilesie me te mire, krahasuar me vitet paraardhese, ne 15 dege.

Ne auditore, 800 studente te rinj

Edhe Universiteti "Fan.S.Noli" i Korces eshte ne pritje te rreth 800 studenteve te rinj si dhe te me shume se 3200 te tjereve qe vazhdojne studimet. "Nje kontigjent studentesh prej gati 4 mije vetesh do te ulen neser ne auditore, ku 800 prej tyre do te jene ne vitin e pare", tha rektori i ketij universiteti, Gjergji Mero. Gjate ketij viti akademik, universiteti pritet te perfitoje investime me nje vlere rreth 18 milione leke nga buxheti i shtetit, fond qe do te perdoret per te permiresuar infrastrukturen e ambienteve dhe mjediseve te tij, duke permiresuar ndjeshem pamjen e jashtme dhe te brendshme te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›