Klinika e vdekjes në Gjakovë, pranga mjekut pa diplomë
GJAKOVE- Shumë pacientë, në vend të ilaçit, kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë, pasi ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë.
Sipas “Koha Ditore”, Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012, ka trajtuar 2.374 pacientë nga të cilët ka përfituar para të majme. Në spitalin e tij të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar.
Falë një rrjeti të madh mjekësh bashkëpunëtorë, që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.
Koha Ditore ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona.
Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’u vënë stenda në zemër, por nuk e ka bërë një gjet të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”.
Shumë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë kurrfarë stendash.
Në tetor të vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë nevojë e pa nevojë për vënie stendash.
Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me aktivitetin. Binakaj është arrestuar një vit më vonë dhe është mbajtur në paraburgim.
Nga arrestimi i parë në të dytin 2012, në klinikën “Internacional Hospital” kanë vdekur tre pacientë të trajtuar nga ai.
Koha ditore ka provuar që të kontaktojë me Hajrullah Binakajn, por ka qenë e pmaundur në dy numrat e telefonit që janë në dosje dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
(m.s/BalkanWeb)