Tiranë, atentat biznesmenit të ndërtimit, i vendosin eksploziv në makinë
TIRANE – Atentat biznesmenit të ndërtimit në kryeqytet. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:18 në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip Volvo me targa AA 997 CX.
Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë, si dhe janë thyer xhamat e një biznesi.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se aktualisht po merret në pyetje pronari i mjetit, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë qenë shkaku i vendosjes së lëndës plasëse në makinën e tij.
Ndërkohë një grup i ekspertëve të policisë pritet të përcaktojë llojin e lëndës plasëse si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dy ditë më parë në Durrës u ekzekutua me armë zjarri ndërtuesi Plaurend Cani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të së hënës, në sektorin “Teuta” në plazhin e Durrësit, pak metra larg themeleve të një pallati që po ngrihej nga biznesmeni, i mbërritur në Durrës kohët e fundit nga Italia. Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se 2 persona të maskuar që lëviznin me motor e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë 40-vjeçarin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.
Plaurend Cani, baba i tre fëmijëve të mitur, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ndërsa mësohet se ai ishte dënuar në vitin 2006 në këtë vend për trafik droge. 40-vjeçari ka qenë duke pirë kafe me shoferin dhe disa prej punonjësve të tij. Nga ndërtimi i skenës së krimit, hetuesit janë të bindur se ka qenë një atentat i tipit mafioz dhe vrasja është bërë nga njerëz me pagesë.
(er.nu/BalkanWeb)