E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinikat dhe laboratoret private gabime ne diagnostikimin e semundjeve



Lizeta Duro - Shume klinika dhe laboratore private te akredituar ose jo nga Ministria e Shendetesise ne Shqiperi rezultojne te kene mungese ekspertesh ose mungese pergjegjesie ne kryerjen e analizave elementare ose diagnostikimeve me te veshtira. Kjo eshte edhe pergjigjja qe jep Etleva Bakiasi nje zonje nga Tirana e cila pas kontrollit qe ka bere ne dy klinika te ndryshme private i eshte drejtuar QSUT-se per nje sherbim shendetesor me te sigurt dhe te sakte pasi sipas saj ne te dyja klinikat pergjigjja e analizave ishte e ndryshme. Ne kliniken qe shkova ne fillim me thane qe kam disa flluska ne stomak dhe me dhane nje recete. Sipas doktorit atje me ilacet qe do te pija gjendja ime shendetesore do te permiresohej menjehere nderkohe qe une u bera me keq dhe u drejtova ne nje qender tjeter shendetesore po private. Atje me thane se dyshonin per dicka me te keqe dhe une kam ardhur ketu se mjeket me duken me profesioniste - u shpreh zonja Bakiasi. Shume klinika ne vendin tone nuk kane aparaturat e duhura ose staf shume te specializuar per te plotesuar te gjitha standardet ne sherbimet shendetesore qe kerkohen por i marrin persiper ato kundrejt tarifave shume te larta qe qytetaret paguajne per te kryer sherbimin qe kerkojne.
Ne muajin qershor Ministria e Shendetesise ngriti Task-Force pikerisht per kontrollin e te gjithe klinikave dhe laboratoreve private ne vend. Sipas MSH-se do te mbylleshin te gjitha ato klinika qe kishin parregullsi ne aparatura apo ne staf dhe qe nuk plotesonin kushtet shendetesore.

Qytetaret

Qytetaret te pakenaqur nga sherbimi dhe pergjigjja qe kane marre ne klinikat private per gjendjen e tyre shendetesore shprehen se u jane drejtuar ketyre klinikave me shpresen se do te gjenin sherim edhe pse te vetedijshem se do te paguanin tarifa shume me te larta se ne qendrat shendetesore shteterore edhe nese kane nje libreze shendetesore. Zonja e siperpermendur tha se ne te dyja klinikat private qe ka shkuar vec tarifes se afishuar sipas sherbimit shendetesor qe mori u kishte dhene leke nen dore edhe doktoreve qe e vizituan per nje trajtim me te mire dhe me te kujdesshem. Une shkova ne klinikat qe i mbajne si me te mirat ketu dhe prape nuk e di as vete se cfare kam. Sa here qe shkoja per analiza ose vizite u jepja leke te gjithe mjekeve dhe infermiereve qe benin dicka per mua se kur je semure shpresen tek ata e ke por... Une jam e siguruar dhe mjeku i familjes me rekomandoi privatin per me shume siguri po ja qe perfundova perseri ketu - shtoi zonja.
Nje fakt te tille e pranojne edhe mjeket dhe infermieret ne QSUT. Sipas tyre mjaft paciente jane trajtuar me perpara ne klinika private dhe u jane drejtuar pavijoneve te QSUT-se te zhgenjyer nga pergjigjja e analizave qe kane marre ne keto klinika.

Klinikat
Klinikat private per te shtuar klientelen e tyre ose per te perfituar leke ekstra marrin persiper te kryejne edhe analiza apo diagnostikime qe nuk kane mundesi ti kryejne per shkak te mungeses se aparaturave ose kushteve te tjera. Shpesh keto analiza qe nuk arrijne ti kryejne ne laboratorin e tyre klinikat detyrohen ti dergojne ne klinika te tjera private ose jo brenda ose jashte vendit. Kjo gje ndikon ne menyre te drejtperdrejte te pacienti ne dy menyra se pari kostoja financiare qe ai eshte i detyruar te paguaje per kete sherbim eshte shume e larte dhe se dyti por jo me pak e rendesishme eshte efekti jo i njejte qe kampionet e analizes kane mbas shume kohesh. Pra nese ne duam te bejme analizat e gjakut kampioni i gjakut qe marrin ne klinike pas kalimit te nje kohe te gjate per tu ekzaminuar mund ta kete humbur vleren e tij cka shpie dhe ne nje diagnostikim te gabuar te semundjes.

Sherbimet

Lista e sherbimeve shendetesore qe marrin persiper te kryejne shume prej klinikave private dhe qe shpesh here ne disa prej tyre gabojne ne perfundimet qe japin.

- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrike Gjinekologji
- Okulistike
- Onkologji
- Alergologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urologji
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Pergjithshme
- Kirurgji Plastike

Vasili ne Trieste firmos marreveshjen per trajnimin e mjekeve dhe kurimin e pacienteve me diagnoza te veshtira

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka firmosur dje nje marreveshje te rendesishme ne Trieste me presidentin e rajonit te Friuli Venezia Giulia Renzo Tondo. Marreveshja do te kete nje kohezgjatje katervjecare dhe konsiderohet nje ndihme e rendesishme e rajonit per mjekesine shqiptare. Dokumenti zbatimi i te cilit do te perfshije dy faza parashikon specializimin e mjekeve shqiptare si dhe dergimin per kurim ne spitalet e ketij rajoni te pacienteve shqiptare me diagnoza te veshtira. Te dyja institucionet rajonale mund te jene nje reference per pacientet shqiptare qe kane nevoje per procedura diagnostikuese dhe terapeutike ne onkologji dhe pediatri si per shembull kerkimin e trajtimeve radio kimioterapi tumoret infantile ose kirurgji te specializuar per te cilin te dyja qendrat rajonale jane aktualisht reference ne nivel kombetar dhe rajonal - thuhet ne nje nga pikat e kesaj marreveshjeje. Pervec kesaj marreveshja parashikon qe spitali i Triestes Burlo Garofolo i njohur per pervojen e gjere ne formimin shendetesor te ofroje edhe mundesine e nje aleance didaktike me Shqiperine per te ndare kurse trajnimi te organizuara nga zyra e trajnimeve dhe me permbajtje formative n1105 Friuli Venezia Giulia ne pediatri me Shqiperine. Te dyja institucionet rajonale mund te jene nje reference per te gjithe pacientet shqiptare qe kane nevoje per procedura diagnostikuese dhe terapeutike ne onkologji dhe pediatri si per shembull kerkimin e trajtimeve radio kimioterapi tumoret infantile ose kirurgji te specializuar per te cilin jane aktualisht dy qendra rajonale reference ne nivel kombetar dhe rajonal.

Ministria e Mjedisit strategji per ndarjen e mbetjeve urbane qe ne fillim

Ministria e Mjedisit se shpejti do te hartoje nje projektligj per trajtimin e mbetjeve urbane i cili do te hyje ne fuqi duke filluar qe vitin e ardhshem. Ligji i detyron bashkite dhe komunat te vendosin kazane te vecante per hedhjen e mbeturinave organike dhe atyre inorganike. Sipas zevendesministrit te Mjedisit Taulant Bino ky projekt synon pikerisht ndarjen e mbetjeve qe ne burim e cila do ti sherbeje industrise se riciklueshme ne vend te kete lenden e pare pa qene e nevojshme ta importoje ate. Sipas specialisteve te dikasterit te mjedisit perfitime nga ky proces ka edhe pushteti vendor i cili do te siguroje fonde nga shitja e ketyre mbetjeve. Duke filluar nga muajt ne vijim bashkite tona do te jene te detyruara qe te ndajne mbetjet ne kazane te vecante qe ne burim. Duhet te dini qe ky nuk eshte nje proces qe behet sa hap e mbyll syte ky eshte nje proces i veshtire dhe i ngadalte qe do te kerkoje kohen e vete te ndergjegjesimit dhe edukimit te publikut. Do ti duhet kesaj industrie te riciklimit te drejtohet tek lenda e pare- u shpreh Bino. Zevendesministri tha gjithashtu se ministria e Mjedisit parashikon qe deri ne vitin 2015 te riciklohen 25 e mbetjeve ne vendin tone shifer kjo qe pritet te arrije ne 50 ne vitin 2020.

25 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›