E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet shefat e pavijoneve pushim ne fundjave

Pacientet Te shtunave e te dielave vetem mjeke roje. Urdhrat vazhdojne te afishuar ne mjediset e brendshme.

Rikthehemi kesaj radhe ne spitale jo ne nje nga ditet e javes por ne fundjave. Ndryshe nga ditet e tjera ku oborri kafet pavijonet dhe dhomat e spitalit gumezhijne e shtuna e djeshme ishte e qete. Tek-tuk qarkullonte ndonje familjar neper korridore paciente shtruar ne dhoma dy deri ne tri infermiere ne pavijon dhe mjeku roje. Shefat e sherbimeve ne spitalet Nene Tereza dje nuk ishin.

Pavijonet

Edhe pse qendron si relikte e vjeter tek disa pavijone eshte ende ne dere urdhri per rregullimin zyrtar te punes. Keshtu urdhri percakton se orari zyrtar i punes nga dita e hene deri diten e premte eshte nga ora 0800 - 1530. Po keshtu ky urdher kerkon qe cdo dite stafi i sherbimit te organizoje mbledhjen e mengjesit ne oren 8 nen drejtimin e shefit te sherbimit. Nderkohe qe i njejti urdher rikthente ne pune me detyrim shefat e sherbimeve edhe diten e shtune. Ne te percaktohet Ne zbatim te urdhrit te ministrit te Shendetesise nr. 86 date 16.2.2010 pjese e orarit te punes eshte edhe dita e shtune nga ora 0900 -1130 kohe gjate se ciles duhet te zhvillohet mbledhja javore e stafit te sherbimit sipas detyrave te urdhrit te ministrit. Moszbatimi i urdhrit u rrezikon bluzave te bardha dhe shefave te pavijoneve masa ndeshkimore deri ne heqjen nga puna. Por dje pese muaj pas dhenies se ketij urdhri shefat e sherbimeve dukej se ishin arratisur nga spitalet.

Infermieret e pakta e konfirmonin si nen ze se sipas tyre shefat mund te kapen shume zor pasi gjate javes jane ne konsulta ndersa te shtunave vijne shume rralle.

Po keshtu edhe Anila Mali e shtruar prej dhjete ditesh ne nje prej sherbimeve te spitaleve te QSUT-se tregon se gjate te shtunave dhe te dielave u sherbehet vetem nga mjeku roje i cili ben ndonje kontroll dhe pjesa tjeter pergjithesisht monitorohet nga infermieret e pavijonit.

Nje tjeter pacient i shtruar dy dite me pare ne spital Bedri Kasmi thote se ka pritur me ore te tera ne korridor mberritjen e shefit te sherbimit per firmosjen e letres se shtrimit edhe pse Bedriu tregon se kjo ishte nje prej diteve te javes.

Zbatimi

Sic percaktohet ne zbatim te urdhrit te ministrit te Shendetesise duhet qe drejtoria te organizoje kontrolle per zbatimin ne vazhdimesi te ketij urdhri. Per moszbatim te tij do te merren masa sipas Statutit te QSUT-se dhe Kodit te Punes - thuhet ne urdher.

Deri tani ne spitalet terciare te kryeqytetit gjate fundjavave ne pune gjendej vetem mjeku roje ndersa pjesen tjeter te stafit mund ta numeroje me gishta. Ndersa shefat e pavijoneve eshte veshtire te gjenden gjate diteve te javes dhe aq me teper te shtunen.

Me urdhrin e ri pritej qe situata te ndryshohej dhe jo vetem mjeket e sherbimit por edhe shefat ti kthehen me detyrim punes edhe pse te shtunen ata do te jene vetem dy ore ne pavijon. Por me sa duket serish ka nje rikthim ne kohet e vjetra ku gjate te shtunave dhe te dielave gjenden ne pavijon infermiere dhe mjeku roje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›