Klinsman: I zhgënjyer dhe i mërzitur
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jurgen Klinsman, është shfaqur shumë i zhgënjyer pas humbjes 2-1 me Hertën e Berlinit. Kampionët në fuqi të Bundesligës humbën shansin që të merrnin kryesimin e kampionatit, pas "hapit fals" të Hofenhaimit. Voronin, me dygolëshin e tij, ishte "vrasësi" i gjigantëve bavarezë. "Jemi shumë të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë humbje, pasi nuk shfrytëzuam shansin për t‘u ngjitur në vendin e parë", deklaroi Klinsman. "As vetë lojtarët nuk arrinin ta besonin atë që ndodhi në ndeshjen me Hertan. Gjithsesi, futbolli kështu e ka. Besoj se herët apo vonë do ta marrim vendin e parë në Bundesligë".