E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinsmann hesht në lidhje me Liverpoolin

Jurgen Klinsmann thotë se spekulimet të cilat e lidhin atë me postin e trajnerit të Liverpoolit, janë thjeshtë thashetheme, megjithatë ai thotë se pas Kampionatit Botëror do ta ushtrojë profesionin e tij në një skuadër e cila nuk do të jetë nga Bundesliga.
Liverpuli po kalon një formë të dobët në Premier Ligën , ndërsa tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Për këtë arsye ka filluar të luhatet stoli i trajnerit Rafael Benitez.
Njëri nga pronarët e klubit, Tom Hicks ka pranuar se ka biseduar me ish-trajnerin e Bayern Munichut, mirëpo vetë Klinnsman nuk pohon asgjë.
"Gjithmonë ka thashetheme... Pas Kampionatit Botëror, besoj se do të jem diku tjetër (jo në Bundesliga)", ka thënë Klinnsman për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›