E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, dyshohen 18 raste në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup janë shtruar për mjekim 18 persona që dyshohet të jenë prekur nga gripi i derrit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave pacientët kanë shfaqur simptoma të gripit, por janë në gjendje të qëndrueshme.
Burimet shtojnë se rëndë janë vetëm tre persona të shtruar pak ditë më parë, të cilët vuanin edhe nga sëmundje kronike.
Në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisëtë maqedonase thuhet se në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup gjatë disa ditëve të kaluara janë shtruar për mjekim gjithsej 70 pacientë të moshës nga gjashtë muajsh deri në 5-vjeçare me simptoma të gripit. Gjendja shëndetësore te të gjithë fëmijët po përmirësohet, përveç një fëmijë me formë më të vështirë të pneumonisë, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›