Klinsmann i beson Mourinho-s: Tottenham mund të fitojë Premier

Jurgen Klinsmann, ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA dhe ish-lojtar, ndër të tjera, i Interit dhe Tottenhamit, foli për ESPN rreth Spurs të trajnerit Jose Mourinho, të cilët duket se janë ndër kandidatët për fitoren e Premier League: “Unë e besoj këtë me arsye të mira. Ata më në fund ëndërrojnë të pushtojnë këtë trofe të pabesueshëm dhe mendoj se është një rrugë logjike. Në dy javët e fundit dhe në muajt e fundit kemi parë një ekip gjithnjë e më të fortë. Padyshim që José Mourinho ka merita të mëdha në këtë rritje dhe është një trajner që i pëlqen konkurrenca. Do japë gjithçka për ta bërë këtë ëndërr, realitet. Kështu që do të jetë një periudhë emocionuese për tifozët e Tottenham”.