E Enjte, 5 Nëntor 2026

Xavi, personi i duhur për Barçën, do bindë edhe Messi-n

Në një intervistë për Cadena Cope, kandidati për president i Barcelonës, Victor Font foli për planet e tij për të ardhmen sportive të klubit. Dhe Koeman nuk duket të jetë pjesë e planeve të tij: “Xavi është personi më i mirë i mundshëm për të udhëhequr projektin tonë sportiv. Unë dua që Messi të na dëgjojë dhe të kuptojë se cilat janë synimet tona. Ne duam që ai të dijë projektin tonë. Për ne është thelbësore që ai të mos largohet dhe jam i sigurt që Xavi mund ta bind Leon. Messi është i pazëvendësueshëm për ne”.

Pastaj një koment për situatën e Griezmann: “Është i mahnitshme, me talentin që ka. Është një blerje që nuk duhet ta kishim bërë për shkak të pozicionit që ai zë. Përshtatja është shumë e komplikuar sepse ai luan të njëjtin rol si Messi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›