E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sergio Ramos i dëmtuar, mungon ndaj Interit

Probleme për Real Madrid, që ka humbur shërbimet e kapitenit Sergio Ramos të paktën për dhjetë ditë. Mbrojtësi 34-vjeçar spanjoll pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes në Ligën e Kombeve përballë Gjermanisë, të fituar me rezultatin e thellë 6-0. Ramos u largua nga fusha pas 40 minutash lojë, kur rezultati ishte 3-0. Sipas lajmeve të publikuara nga ‘Marca’, mbrojtësi do të humbasë ndeshjet kundër Villarreal, Inter(Champions League, 25 nëntor) e Alaves. Zidane shpreson që ta ketë në dispozicion për ndeshjen Champions me Shakhtar më 1 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›