E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: E ardhmja e SHBA-së e lidhur me atë të Kinës

Pekin - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se e ardhmja e vendit të saj është e lidhur me atë të Kinës dhe i kërkoi kësaj të fundit të vazhdonte investimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hillari Klinton po vazhdon vizitën e saj në Pekin që është edhe stacioni i fundit i turneut të saj në Azi dhe Lindej e Largët pas Japonisë dhe Indonezisë.

Në deklaratën që bëri gjatë takimeve të saj ajo tregoi se në vendin e saj janë marrë masa të rëndësishme me paketat stimuluese. Klinton u shpreh se rigjallërimi i ekonomisë Amerikane do të ishte edhe në interes së Kinës dhe Kina duhet të fillojë sërish eksportin në SHBA që është edhe tregu më i madh i Kinës.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha gjithashtu se administrata amerikane planifikon zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe dialogun ekonomik në nivel ministror por nuk dha asnjë hollësi në lidhe me këtë. Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe Presidenti i Kinës Hi Jintao, në muajin prill do të takohen në Londër ku dhe do të zhvillohet dhe samiti i G-20.

Kina është vendi me rezervat valutore më të larta në botë të cilat kapin shifrën e i trilionë e 950 miliardë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›