“Uruçi”, reagon LSI
Tiranë- Menjëherë pas dorëheqjes së kryetares së LSI-së në Shkodër, Esmeralda Uruçi, ka reaguar qendra e artisë në Tiranë. Në një deklaratë, LSI-ja deklaron se nuk është i çuditur nga largimin i znj, Uruçi, duke theksuar se LSI është një forcë politike me mision shumë të rëndësishëm në jetën politike shqiptare, që përfaqëson interesat e të gjithë shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të ngelet kurrsesi peng as LSI dhe as e ardhmja e shkodranëve nga interesa të dyshimta dhe pazaret e burrit të znj.Uruçi.
“Por ne ndjejmë neveri për këtë skenar të shëmtuar të Edi Ramës që njerëz të blerë dhe të kapur nga korrupsioni i tij bashkiak po i përdor, si pasojë e panikut që ka nga rritja dhe shpërthimi i LSI në gjithë Shqipërinë. E vërteta është se znj.Uruçi ka qenë e komandur në degën e LSI në Shkodër dhe jo e zgjedhur sipas parimit një anëtar-një votë, siç pretendon ajo. Largime të tilla të dy apo tre njerëzve të kapur nga paratë e pista të betonizimit të Tiranës, apo nga paratë e p/buxhetit që Rama nuk pranon ta detajojë, nuk e frenojnë aspak rritjen e pandalshme të LSI, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”-thuhet një deklaratë për mediat.