Klinton: Hetime të plota për parregullsitë e zgjedhjeve në Rusi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ka “shqetësime serioze”për mënyrën e udhëheqjes së zgjedhjeve në Rusi.
Ajo ka theksuar se votuesit rusë meritojnë hetime të plota për të gjitha parregullsitë e raportuara.
Këto komente zonja Klinton i bëri në Bon të Gjermanisë, ku po merrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin.