Australia, më shumë sanksione kundër Iranit

Australia i ka shtuar sanksionet kundër Iranit për shkak të shqetësimeve në rritje për dyshimet për programin e armatimit bërthamor të këtij vendi.
Ministri i jashtëm Kevin Rud, nëpërmjet një deklarate, tha se me sanksione do të përfshihen njerëzit dhe kompanitë e involvuara në programet raketore dhe atomike të Iranit.
Gjithashtu në shënjestër do të jetë edhe sektori i naftës dhe ai financiar.