E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 25 të vrarë nga sulmet me bomba

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme me bomba, që për shënjestër kishin pelegrinët shiitë.
 

Në sulmin më vdekjeprurës, u vranë të paktën 16 persona nga shpërthimi i një makine të mbushur me eksploziv, afër qytetit Hilla.
Pelegrinët ishin sulmuar edhe në qytetet Latifija, Mahavil dhe në Bagdad.
 

Këto sulme në pjesën qendrore të Irakut u bënë një ditë para se festimet fetare shiite Ashura, ta arrijnë kulmin. Me këtë festë shiitët e përkujtojnë vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseini.
 

Sulmet theksojnë sigurinë e ndjeshme në Irak, ndërsa trupat e Shteteve të Bashkuara, po përgatiten të largohen nga ky vend, deri në fund të këtij viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›