Klinton: Porta e NATO-s do jetë e hapur për Ukrainën
Sekretaria amerikane për Marrëdhëniet me Jashtë, Hillari Klinton, deklaroi nga Kievi se porta e NATO-s do të jetë gjithmonë e hapur për Ukrainën.
"Porta e NATO-s do të mbetet e hapur, por është Ukraina që do të vendosë nëse dëshiron apo jo të ndjekë këtë rrugë apo një tjetër. Ukraina është një vend sovran, i pavarur që ka të drejtë të zgjedhë aleancat e tij'', deklaroi Klinton në fillim të takimit me homologun ukrainas, Kostantin Grishçenko.