E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Mitrovicë, vdes një person dhe plagosen 11 të tjerë

Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve ndërsa mediat kosovare theksojnë se viktima është mjeku Mesud Gjekoviç, banor i Lagjes së Boshnjakëve.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Mediç i cili thekson se aktualisht, situata është e qetë. Ndërkoë policia po zhvillon hetimet në lidhje me shpërthimin dhe të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka dekalruar se përveç shpërthimit gjatë kohës sa serbët po protestonin, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi Hoti shpjegoi se hetimet po zhvillohen nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Ai tha se ende nuk janë sqaruar as rrethanat se si ka ndodhur shpërthimi.
Rreth një mijë serbë janë tubuar që në orën 8 e 30 të mëngjesit, për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së Regjistrimit Civil nga ana e qeverisë së Kosovës, në lagjen e përzier etnikishit - Lagjen e Boshnjakëve.

Policia tha se protestuesit kanë synuar që të parakalojnë afër zyrës, por një gjë e tillë është ndaluar nga komponenti policor i EULEX-it.

Gjysmë ore pas shpërthimit, rreth orës 10 e 30, sipas policisë, protestuesit janë shpërndarë dhe tashmë rruga është liruar për qarkullim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›