E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA të shqetësuar për Timoshenkon

Shtetet e Bashkuara janë “thellë të shqetësuara” për trajtimin në burg të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, ka deklaruar Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton.

Aktualisht, zonja Timoshenko është në vuajtje të dënimit kundërthënës prej shtatë vitesh burg, për keqpërdorim të detyrës.

Hillari Klinton ka kërkuar që ish kryeministres t`i jepet menjëherë jepet trajtim mjekësor dhe t`i lejohet Ambasadorit amerikan që të ketë kontakte me të.

Gjendja shëndetësore e 51-vjeçares ka ardhur në përkeqësim të vazhdueshëm që prej dënimit të saj me shtatë vite heqje lirie, për shpërdorim detyre në firmosjen e një kontrate madhore gazi me Rusinë, gjatë kohës kur kryesonte qeverinë, në vitin 2009.
Megjithatë, pavarësisht problemeve të Tymoshenko-s dhe protestave të vazhdueshme të vendeve perëndimore, që e kanë konsideruar burgosjen e saj si një vendim politik, autoritetet zyrtare mbeten të vendosura në zbatimin e ndëshkimit të dhënë nga Gjykata e Lartë e Kievit.
Duke komentuar kërkesën e BE-së për lirimin e menjëhershëm të lideres së opozitës, presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovych ironizoi më parë gjatë prillit duke thënë se “edhe nëse ai do të dëshironte ta lironte, nuk mund ta bënte këtë pasi asnjë udhëheqës shtetëror nuk mund të jetë mbi ligjin”.
Së fundmi, një proces i ri ka nisur ndaj Tymoshenko-s, e akuzuar për gjithashtu për evazion fiskal dhe mashtrim me taksat. Nëse akuzat e dyshimta do të provohen, atëherë burgosja e ish-kryeministres mund të zgjatet deri në maksimumin e 18 viteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›