E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: 34 fëmijë të vrarë në Siri

Kombet e Bashkuara bëjnë me dije 34 fëmijë janë vrarë në Siri, që kur ka hyrë në fuqi armëpushimi ndërmjet forcave të presidentit, Bashar al-Asad, dhe grupeve opozitare.

Armëpushimi kishte hyrë në fuqi më 12 prill.

E dërguara speciale e OKB-së për fëmijë dhe konfliktin e armatosur, Radhika Kumarasvami tha se vrasjet kanë ndodhur “përkundrejt vendosjes së monitoruesve të armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” dhe ka kërkuar që të gjitha palët në konflikt “të përmbahen nga taktikat e pakontrolluara, që kanë rezultuar me vrasje dhe plagosje të fëmijëve”.

Nga ana tjetër, Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha sot se luftëtarët opozitarë kanë vrarë së paku 12 ushtarë qeveritarë, gjatë luftimeve të rënda në provincën lindore Deir al-Zor.

Ky grup, poashtu, ka raportuar se 10 vetë janë vrarë sot nga predhat në provincën veriore Idlib.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›