FBI prangos 5 persona nën dyshimin për komplot

Byroja Federale e Hetimeve tha se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë bërë komplot për hedhjen në erë të një ure afër qytetit Klivwlend në Ohajo.
Një zyrtar i Departamentit të drejtësisë përmes një deklarate sot tha se mbrëmë anëtarët e njesisë anti terroriste të FBI-së kanë arrestuar pesë burra.
Një akuzë penale e dorëzuar në gjykatën e distriktit në Klivëlend ka identifikuar tre nga të dyshuarit si “anarkistë të vetë-shpallur”. Autoritetet thonë se tre burrat kishin shqyrtuar një numër komplotesh gjatë muajve te fundit.