Suu Kyi nderohet nga Ban Ki Moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, është takuar në Jangon për herë të parë me lideren e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi.
Gjatë takimit, Ban Ki Moon i dha mirënjohje aktivistes më të famshme në Birmani dhe fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, e cila e pranoi në shtëpinë e saj.
Gjatë vizitës së tij në Birmani, në vitin 2009 Ban s`kishte mundësi të takohej me të, pasi ajo ishte në arrest shtëpie.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare më 1 prill ajo fitoi post në parlament. Ban gjithashtu vlerësoi lëvdoi e opozitës që është pajtuar të betohet për të hyrë në parlament, me gjithë kundërshtimin e saj të vazhdueshëm për tekstin e betimit.
Ban sonte u largua nga Birmania pas vizitës treditore, ndërsa mbajti fjalim në parlamentin e vendit, i pari i një zyrtari të lartë të jashtëm.
Gjatë vitit të fundit autoritetet në Birmani janë zbutur dukshëm, duke lejuan Suu Kyi që të marrë pjesë në jetën legale politike, liruan një numër të të burgosurve politikë dhe filluan negociatat me grupet rebele.