Klinton: Sanksionet e reja ndaj Iranit, më të rreptat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se projekt-rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit për sanksione shtesë ndaj Iranit, përmban masat më të ashpra me të cilat Republika Islamike është përballur ndonjëherë.
Ky paralajmërim është lëshuar nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila gjatë vizitës së saj në Kuito, kryeqyteti ekuadorian tha se sanksionet e reja ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor do të kenë një “impakt real”. Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane vjen pak kohë para se te diskutohet për sanksionet shtesë ndaj Iranit ne keshillin e sigurimit.
Adela Zeza < I mëparshmi