E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta në det, SHBA ndryshon rregullat për kërkimin

Pas incidentit të Gjirit të Meksikës ku 11 punonjës të kompanisë naftënxjerrëse “British Petroleum” mbetën të vdekur dhe dëme të konsiderueshme ekologjike që solli rrjedhja e naftës, administrata Obama vendosi ndryshimin e rregullores për kërkimet e naftës në det.

Sipas rregullave të reja, ashpërsohet rregullorja për kërkimet në 150 metra thellësi si për kërkimet e reja ashtu edhe për shfrytëzimin e puseve ekzistuese. Nderkohe qe u la në fuqi moratoriumi për shpimet në thellësi të madhe, kategori ku futet edhe pusi i kompanisë “BP”.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›