E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton Shqiperia nje mike dhe e aleate e SHBA ne NATO

Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende partnere tha Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ne takimin me ministrin e jashtem te Shqiperise Edmond Haxhinasto. Shqiperia tha zonja Klinton eshte nje mike dhe e aleate e Shteteve te Bashkuara ne NATO. Menjehere pas takimit zoti Haxhinasto u intervistua ne programin e Zerit te Amerikes Ditari.

Zeri i Amerikes Ju sapo jeni kthyer nga takimi me Sekretaren e Shtetit. Cili ishte synimi i ketij takimi

Edmond Haxhinasto Synimi i ketij takimi ishte riafirmimi i miqesise se jashtezakonshme qe ekziston midis Shqiperise dhe SHBA-se gjithashtu ishte qe te kalonim te gjithe ceshtjet e axhendes sone bilaterale persa i takon rritjes se volumit te shkembimeve kryesisht atyre ekonomike por sigurisht edhe nje sere ceshtjesh te tjera qe kane te bejne me energjine rajonin. Kemi folur gjithashtu per rolin ne rritje te Shqiperise ne perballimin e sfidave si anetare e NATO-s kryesisht kemi folur per Afganistanin dhe kontributet qe jep Shqiperia atje kontributet e ardhshme te saj kryesisht ne fushen e trajnimit te forcave afgane per marrjen persiper te ceshtjeve te sigurise atje kemi folur gjithashtu per rajonin ku eshte vleresuar shume kontributi i Shqiperise politika e saj konstruktive ne rajonin tone per te krijuar nje integrim me te madh midis vendeve te rajonit dhe gjithashtu eshte vleresuar ne menyre te jashtezakonshme edhe kontributi qe ka dhene Shqiperia per Kosoven dhe konteksti dhe klima qe ajo ka krijuar me marredheniet me Serbine.

Zeri i Amerikes Ju permendet se ne takim u diskutua edhe per marredheniet dypaleshe ne sektorin ekonomik cfare me konkretisht pritet ne kete drejtim

Edmond Haxhinasto Kemi rene dakord me Sekretaren Klinton qe te intensifikojme platforma qe ky bashkepunim te realizohet konkretisht. Nje prej ketyre ideve ishte qe te organizohet vitin e ardhshem nje konference per prezantimin e te gjithe mundesive qe krijon Shqiperia dhe rajoni persa i takon zhvillimit ekonomik dhe investimeve te huaja. Per Shqiperine konkretisht kemi folur per mundesine e investimeve ne energjetike ne infrastrukture dhe ne turizem. Sigurisht kemi folur edhe per ato ceshtje qe kane te bejne me gjithe zhvillimin e rajonit qe jane nje lidhje me e madhe infrastrukturore midis gjithe vendeve te rajonit por edhe per heqjen e te gjithe atyre qe tashme quhen barriera jo fizike pra qe kane te bejne me krijimin e nje zone te lire ne te gjithe rajonin e Ballkanit .

Zeri i Amerikes Ju thate se ne takim eshte prekur dhe ceshtja e Kosoves e cila ndodhet perpara zgjedhjeve diten e diele dhe po ashtu perpara fillimit te dialogut me Beogradin. Ne kete kuader cfare roli mund te luaje Shqiperia ne keto zhvillime ne Kosove si e shikoni ju rolin e Shqiperise

Edmond Haxhinasto Sigurisht qe Shqiperia nuk eshte pjese e ketyre zhvillimeve ne i ndjekim me vemendje shume te madhe dhe mbeshtesim forcimin e institucioneve atje mbeshtesim proceset normale zgjedhore dhe demokratike atje dhe sigurisht mbeshtesim dhe Kosoven ne te gjithe ato sfida qe ka konkretisht persa i takon procesit te negociatave me Serbine per ceshtje konkrete per ceshtje specifike. Me sekretaren Klinton kemi folur edhe per kete gje kemi folur per rendesine e angazhimit amerikan ne kete proces gjithashtu kemi folur edhe per perpjekjet e perbashketa per krijimin e nje dinamike te re ne njohjet e reja per Kosoven si nje kontribut i drejtperdrejte per forcimin e paqes dhe te stabilitetit ne Ballkan.

Zeri i Amerikes Dua te ndalem ne nje koment qe beri dje nje zyrtar i larte i Departamentit amerikan te Shtetit zevendes Ndihmes Sekretar i Shtetit Tom Kantrimen gjate nje senace qe u be ne Kongresin amerikan lidhur me zhvillimet ne Ballkanin Perendimor duke folur per Shqiperine Zoti Kantrimen pasi njohu permiresimet e medha qe ka bere Shqiperia gjate gjithe ketyre viteve anetaresimin ne NATO dhe perparimin drejt integrimit ne BE ai u shpreh po citoj megjithate perparimi eshte penguar nga mosmarreveshjet e tejzgjatura politike dhe nga korrupsioni jane dy probleme qe kane dale shpesh ne pah ne politiken shqiptare si u pergjigjeni ju ketyre komenteve te zyrtarvve amerikane

Edmond Haxhinasto Sigurisht zyrtareve amerikane ne u kemi paraqitur realitetin qe ekziston ne Shqiperi kemi paraqitur perpjekjet e medha qe jane bere per te luftuar korrupsionin konkretisht ate qe eshte arritur rezultatet e prekshme ne kemi paraqitur pra ate qe Shqiperia eshte nje ekonomi ne rritje te vazhdueshme qe performanca e saj eshte gjithmone ne permiresim. Kemi paraqitur efektin e programeve te caktuara nderhyrjeve te caktuara qe ka bere qeveria per shembull ne drejtim te prokurimit elektronik qe ka arritur efikasitetin ne menyre te jashtezakonshme per prokurimin e parave publike eshte ulur kostoja e prokurimit gati 1/5 pra gati 20 pikerisht keto metoda te reja qe jane vendosur per te zvogeluar hapesirat per korrupsion dhe per te pasur nje efikasitet me te madh ne menaxhimin e vendit. Persa i takon ceshtjes se dyte te dialogut politik sigurisht partneret amerikane e shikojne me realizem situaten dhe ato sigurisht vleresojne ate qe nga kjo situate dilet me nje angazhim te sinqerte transparent te te gjitha forcave politike dilet duke u angazhuar edhe opozita ne nje proces diskutimi normal politik parlamentar pasi kjo eshte menyra e vetme per te miratuar ato ligje per te realizuar ato reforma te cilat jane te domosdoshme per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian por edhe per te qeverisur edhe per te realizuar detyrimet qe gjithe forcat politike kane ndaj qytetareve shqiptare.

Zeri i Amerikes Qeveria amerikane eshte tronditur kohet e fundit nga dalja e dokumenteve dhe shkembimeve sekrete diplomatike permes faqes se Wikileaks. Ne shtypin shqiptar jane publikuar edhe komente qe kane te bejne me Shqiperine. Si e vleresoni ju publikimin e ketyre dokumenteve nga Wikileaks

Edmond Haxhinasto Mendoj se eshte nje ngjarje e pakendshme pasi menyra se si eshte perftuar ky informacion ka qene krejtesisht jo ligjore dhe aspak kontribuese per marredheniet midis shteteve apo asnje kontribut pozitiv per sigurine le te themi per rritjen e sigurise parametrave te sigurise me asnje nga vendet qe perfshihen ne keto dokumente. Mendoj se eshte nje ngjarje e pakendshme qe duhet harruar shpejt por duhen nxjerre edhe mesime prej saj persa i takon rritjes se komunikimit dhe sigurisht eshte e nevojshme qe te ndermarrim hapa te rinj ne kete drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›