E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit Greqise ndeshkime per keqtrajtimin e romeve

Athine 12 tetor NOA - Monitori grek i Helsinkit gjate takimit te sotem te organizatave jo-qeveritare me reporterin e posacem te Kombeve te Bashkuara per Torturen Manfred Novak ka reaguar duke thene se duhen ndalur rastet e tortures keqtrajtimit e debimeve te romeve nga Greqia.

Nderkaq ne takim u tha se Greqia dallohet mes vendeve te Bashkimit Evropian per deshtimin e saj sistematik per tu paraqitur raporte organeve te traktateve te OKB-se ne kohe ose vetem me pak vonese.

Komiteti Europian per te Drejtat Sociale ECSR e ka denuar Greqine per diskriminim te vazhdueshem te rende dhe te perhapur kunder romeve ne lidhje me te drejtat e strehimit. Aktualisht Greqia nuk ka paraqitur raportet e saj periodike per Human Rights Uatch dhe u tha se ka deshtuar ne paraqitjen perpara CERD perditesimin e kerkuar nga kjo e fundit vitin e kaluar dhe qe e kishte afatin me 28.08.2010.

Se fundi Greqia ka kritikuar raportin e meparshem te Procedures se Posacme te OKB-se botuar pas vizites se saj ne vend.

Jo vetem qe Greqia refuzoi gjetjet dhe rekomandimet e ekspertit te pavarur te OKB-se mbi eshtje te Minoriteteve Gay McDougall por edhe shtoi bindjen e saj te vendosur qe mekanizmat per mbrojtjen dhe forcimin e te drejtave te njeriut ne fund te fundit duhet te kontribuojne per bashkejetesen harmonike te qytetareve te nje vendi.

Per rrjedhoje keto mekanizma nuk duhen transformuar drejtperdrejt apo terthorazi ne nje mundesi apo alibi per disa qe ne menyre te ndergjegjshme perpiqen ti shfrytezojne ato per qellimet e tyre ne nivelin e marredhenieve ndershteterore. Gjithashtu ato nuk duhet te behen vegla ne duart e dikujt qe per nevojat e veta kerkojne kultivimin e ndasive dhe nje klime tensioni brenda nje shoqerie u tha ne takim.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32162-komiteti-i-helsinkit-greqise-ndeshkime-per-keqtrajtimin-e-romeve-titleKomiteti i Helsinkit Greqise ndeshkime per keqtrajtimin e romeve theme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›