E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton bisedë me Gillanin për sulmet e NATO-s

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka biseduar me kryeministrin pakistanez, Jusaf Raza Gillani, lidhur me sulmet e fundit ajrore të NATO-s, që lanë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Sipas Klinton, departamenti amerikan i shtetit ka ofruar ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve, gjë që ka shkaktuar tërbim në Pakistan.

Telefonata e sekretares Klinton vjen dy ditë para një konference ndërkombëtare në Gjermani lidhur me të ardhmen e Afganistanit. Pakistani planifikon ta bojkotojë këtë konferencë, për shkak të sulmeve ajrore të para disa ditëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë premtuar se do të hetojnë lidhur me incidentin, por Uashingtoni thotë se është shumë herët për të kërkuar falje ndaj Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›