Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare

Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Në këtë garë politike janë përballë njëri tjetrit Bashkimi Demokratik Kroat, i cili qeveris aktualisht vendin si dhe koalicioni disa partive të qendrës së majtë. Fituesi i zgjedhjeve në Kroaci do të çojë vendin drejt anëtarësimit në BE, por do të përballet edhe me një situatë të ashpër ekonomike e sociale që ka mbërthyer vendin. Votimet parlamentare, do të vendosin përballë Bashkimin Demokrat Kroat me një koalicion të partive të qendrës së majtë të cilat sipas sondazheve kanë më shumë popullaritet. Fituesi i këtyre zgjedhjeve duket se do të kryesojë Kroacinë në Bashkimin Europian për t`iu bashkuar bllokut prej 28 anëtarësh në korrik të viti 2013. Por fituesi i zgjedhjeve do të trashëgojë ekonominë e shkatërruar kroate dhe do të përballet gjithashtu me zemërimin në rritje të banorëve të cilët po përjetojnë rënie të menjëhershme të standartit të jetesës. Konservatorët e kanë drejtuar Kroacinë gjatë viteve 1990 në luftën për pavaraësi nga Jugosllavia dhe që atëherë kanë udhëhequr përveç periudhës së viteve 2001 – 2003 kur erdhi në pushtet koalicioni i majtë. Por konservatorët janë përfshirë në disa sklandale korruptive, mes tyre edhe një skandal për përfshirje në mbledhje fondesh të paligjshme për zgjedhjet e mëparshme. Ish kryeministri Ivo Sanander është nën akuzë për mitmarrje në vlerën e miliona dollarëve nga një bankë austriake dhe një kompani energjitike hungareze për të hyrë në tregun kroat. Kryeministria kroate Jadranka Kosor, udhëheqëse e konservatërove në pushtet thotë se zoti Sanander do të përballet me drejtësinë. Ndërsa Zoran Milanoviç i cili kryeson partinë socila demokrte dhe që kandidon për postin e kryeministrit nëse partia e tij fiton zgjedhjet, thotë se ai do të rindërtojë besimin e votuesve dhe institucionet e tij. Kroacia ka rreth 4.4 milion votues 10% e të cilëve jetojnë jashtë shtetit, kryesisht në Bosnje.