Daçiç: Thaçi është fajtor për gjithçka
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daciç, thotë se pas bisedimeve teknike me Prishtinën, duhet gjetur modelin për të hapur çështjen e zgjidhjes përfundimtare të situatës në Kosovë.
Në një intervistë për Press, Daciç thotë se deri te zgjidhja politike e statusit, Kosova kjo do të jetë “plagë kanceri për tërë bashkësinë ndërkombëtare, por edhe hapësirë për presione ndaj Serbisë”.
Ai e vlerëson të gabuar faktin se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk është e gatshme të flas për këtë dhe se mendon se çështja e statusit ka mbaruar.
"Në këtë moment më e rëndësishme është të krijohet uniteti dhe të përafrohen qëndrimet e udhëheqësisë shtetërore dhe të serbëve të Kosovës”, ka thënë Daciç, duke shtuar se mungesa e unitetit u ka kushtuar serbëve shumë atëherë kur Beogradi ka folur diçka, e serbët në Republikën Serbe diçka tjetër.
"Meqë kemi humbur në luftë në 20 vitet e fundit, le të fitojmë tani në paqe”, ka thënë ai.
Daçiç beson se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shkaktari kryesor i problemeve në Kosovës, e jo KFOR-i e EULEX-i. Ai kërcënon se nëse ndodhë sulm i armatosur ndaj serbëve, do të ndodhë “një ortek i ngjarjeve”.