E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton deshmon per Benghazin

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka mbrojtur veprimet e saj në 11 shtator të 2012-ës, gjatë sulmeve në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori amerikan dhe tre shtetas të tjerë. Klinton e ka cilësuar incidentin, i pari që nga viti 1988 ku hubi jetën një ambasador amerikan, si rrjedhojë e një periudhe të gjatë dhune dhe paqëndrueshmërie në rajon, që nga fillimi i pranverës arabe. Duke dhënë dëshminë e saj para kongresit, ajo ka dhënë detaje për ditën e parë pas sulmit duke thënë se kishte drejtuar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Departamenti i shtetit.
"Marr përgjegjësinë për ato që ndodhën. Asnjë më shumë se mua nuk dëshiron zbardhjen e ngjarjeve. Jam e vendosur që ta lë departamentin e shtetit dhe vendin më të sigurtë dhe të fortë.
Hetimet zyrtare kanë dhënë përfundimin se Departamenti i shtetit ishte totalisht i papërgatitur për të menaxhuar sulmin duke vënë në pah mangësotë në menaxhim dhe në drejtim, koordinim të dobët dhe paqartësi të autoriteteve në Uashington. Hetimi gjithësesi nuk fajëson Klinton në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një raport nga komiteti i senatit amerikan shkruanye se Departamenti amerikan i shtetit kishte bërë një gabim të rëndë duke mbajtur hapur ambasadën në Bengazi pavarësisht situatës së rrezikshme.
Klinton u emocionua gjatë dëshmisë së saj.
“Për mua nuk ëshët vetëm një cështje politike, është personale. Qëndrova pranë presidentit Obama kur marinsët sollën trupat e pajetë në Endrjus. Vendosa krahët e mi tek nënat, baballarët, motrat dhe vëllesërit, fëmijët dhe gratë e viktimave. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të drejtojë burrat dhe gratë e departamentit të shtetit.
Ajo i është kundërpërgjigjur senatorit republikan Ron Xhonson i cili tha se populli amerikan ishte keqinformuar fillimisht për atë që po ndodhte në Bengazi.
"Me gjithë respektin, fakti është se ne humbëm katër persona. A ndodhi për shkak të protestës? Apo sepse dikush vendosi të dilte dhe të vriste disa amerikanë? Cfarë do të ndryshonte kjo? Detyra jonë është të zbulojmë se cfarë ndodhi dhe të bëjmë gjithcka që kjo të mos përsëritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›