E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e LSI arsimimi per punesim

E ardhmja e të rinjve, arsimimi dhe punësimi i tyre ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët LRI. 
Praktika e punës mbetet një nga sfidat kryesore të kësaj force politike. Për kreun e LSI Ilir Meta formimi profesional i të rinjve duhet t’i shërbejë punësimit në të ardhmen. Gjithçka sipas tij duhet të jetë në funksion të tregut të punës.
“Është shumë i rëndësishëm një partneritet midis qeverisë, universiteteve dhe biznesit.
Universitetet duhet të jenë të interesuara për përafrimin e studentëve për praktikat e punësimit. Biznesi duhet që të nënshkruajë memorandume me dhomat e tregtisë. Njëkohësisht, duhet punuar në drejtim të legjislacionit me qëllim që kjo çështje të mos mbetet diçka thjesht në vullnetin e mirë të një force politike”, deklaroi kreu i LSI, Meta.  
Përveç ndryshimit dhe përmirësimit të legjislacionit për aftësimin për punë të rinisë, për ministrin e Ekonomisë Haxhinasto kërkohet edhe një reformë e thellë në sistemin arsimor në funksion të zhvillimit të vendit.   
Në fund të takimit LRI doli me propozime konkrete, ku veçohet amendimi i ligjit të arsimit të lartë për t’i krijuar hapësirë praktikave të punës, plani kombëtar i veprimit të vihet në lëvizje për të realizuar këtë aksion; marrëveshje me ministritë e linjës, universitetet dhe bizneset për të zhvilluar praktika pune; njohjen e praktikave të punës si eksperiencë pune si dhe promovimi e modeleve pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›