E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton e Obama, debat televiziv

Dy kandidatet per nominim te Partise Demokratike per President te Shteteve te Bashkuara, senatorja Hilari Klinton dhe senatori Barak Obama, jane ballafaquar ne nje debat televiziv para zgjedhjeve ne Pensilvani, qe konsiderohen shume te rendesishme. Votimet ne Pensilvani jane pothuajse vendimtare per senatoren Hilari Klinton, e cila, sipas sondazheve, eshte favorite ne kete gare. Pas nje pushimi prej 6 javesh ne zgjedhjet partiake per nominim presidencial ne Shtetet e Bashkuara, zgjedhesit ne Pensilvani po pergatiten per te votuar te marten per njerin prej dy kandidateve demokrate, qe do te garoje ne nentor kunder kandidatit republikan, Xhon Mekein per postin e Presidentit amerikan. Vemendje e Amerikes tashme eshte fokusuar ne betejen elektorale midis Klinton dhe Obames.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›