Nis fluksi i Pashkeve, shtohen sportelet ne kufi
Fundjava ka shenuar edhe pikun e levizjve ne kufirin me shtetin grek. Te pakten 4000 persona kane hyre ne territorin shqiptar gjate dites se premte dhe te shtune nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices. Nga ana e saj, me shtimin e levizjeve ne te dyja anet e kufirit por sidomos ne hyrje te vendit me ardhjen e emigranteve per festen e Pashkes, pala shqiptare ka vendosur ne dispozicion pese sportele. Keto sipas komandantit te pikes se kalimit Qamil Zhgaba jane te mjaftueshme per te bere edhe regjistrimin dhe kalimin pa probleme te shtetasve shqiptare qe po i drejtohen kufirit. "Ka nje shtim te levizjeve gjate diteve te fundjaves dhe per kete arsye kemi marre masa me shtimin e numrit te sporteleve deri ne pese te tilla, me qellim qe te mos kete vonesa ne procedura", ka deklaruar komandanti i pikes se kalimit kufitar, Qamil Zhgaba. Sipas tij, pritet qe java e ardhshme te shenoje edhe nje fluks te madh levizjesh ne kufirin me shtetin grek. Nga ana e pales greke eshte konfirmuar se do te vijne ne vendin tone per Pashket te pakten 70 mije persona dhe per te perballuar kete situate edhe pala greke ka marre persiper te shtoje numrin e sporteleve. Nga takimet qe jane zhvilluar mes autoriteteve te policise se dy vendeve jane hartuar edhe masat e perbashketa per te perballuar fluksin pa krijuar vonesa dhe radhe. Gjate diteve me ardhje me te madhe te emigranteve drejt territorit vendas nga ana e policise kufitare greke jane hapur dy sportele dalese dhe nje per regjistrimin e mjeteve.
Qarkorja greke per emigrantet
Sipas nje qarkoreje te Ministrise se Brendshme te Greqise, emigrantet shqiptare edhe pse iu ka perfunduar leja e qendrimit, mjafton te vertetojne se jane ne pritje te riperteritjes se saj mund te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit gjate periudhes 1 prill 2008 deri 31 maj 2008.
Gezim Ashimi
Qarkorja greke per emigrantet
Sipas nje qarkoreje te Ministrise se Brendshme te Greqise, emigrantet shqiptare edhe pse iu ka perfunduar leja e qendrimit, mjafton te vertetojne se jane ne pritje te riperteritjes se saj mund te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit gjate periudhes 1 prill 2008 deri 31 maj 2008.
Gezim Ashimi