E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: VMRO-DPMNE e PDSH se bashku ne koalicion

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, shpreh bindjen e tij se per VMRO/DPMNE-ne eshte me rendesi te siguroje 61 deputete ne Kuvendin e Maqedonise, per t'i ikur kushtezimeve, duke shtuar se partia e tij preferon te mbetet ne koalicion edhe pas zgjedhjeve me partnerin e deritanishem PDSH-ne. Por, kjo nuk eshte pritur mire nga partia tjeter shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, duke e cilesuar kete deklarate si te nxitur dhe te padrejte. "Qellimi i yne eshte qe me kete koalicion, i cili do te jete dhe evropian edhe patriotik, te fitojme te pakten 61 mandate te deputeteve qe te mos shantazhohemi nga parti te tjera te koalicionit, e kuptohet se pa zgjedhjeve do te preferojme te jemi me partnerin shqiptar, me te cilin ishim edhe deri tani", deklaroi Gruevski. Kryeministri dhe lideri i VMRO/DPMNE-se paralajmeroi formim te koalicionit te trete per zgjedhjet e ardhshme te parakohshme parlamentare, i cili do te kete platforme evropiane dhe patriotike. "Keto dite degjohen zera ne media se gjate zgjedhjeve te ardhshme paralajmerohen dy koalicione. Nje per te cilin thone se eshte evropian dhe tjetri patriotik", vijoi kreu i ekzekutivit maqedonas. Ai paralajmeroi se do te kete edhe koalicion te trete, i cili do te jete edhe evropian edhe patriotik, koalicion te cilin do te udheheqe VMRO/DPMNE-ja, koalicion i cili do te luftoje per hyrje sa me te shpejte ne BE, per hyrje sa me te shpejte ne NATO, mundesisht kete vit. Ky koalicion, sqaron Gruevski, do te kujdeset per interesat kombetare dhe shteterore te Maqedonise, koalicion qe do te kujdeset per bujqit, per pensionistet, per studentet dhe per njerezit e rinj, koalicion qe do te kujdeset per nepunesit ne arsim dhe shendetesi. Deklarata e Kryeministrit te Maqedonise jane bere para takimit ne Qeveri me ambasadoret e BE-se dhe NATO-s ne vend.

BDI reagoi ndaj deklarates se Kryeministrit Nikolla Gruevski se ne qeverine e ardhshme preferon te vazhdoje me PDSH-se. "Bashkimi Demokrati per Integrim e ndjen te nevojshme te reagoje ndaj deklarates se Kryetarit te VMRO/DPMNE-se, Nikolla Gruevski, se ne qeverine e ardhshme preferon te vazhdoje me PDSH-ne", thuhet ne reagimin e BDI-se. Sipas kesaj partie, secili duhet ta dije, ne kete rast edhe Gruevski, se koalicionet e ardhshme nuk mund te behen ne baze te preferencave personale, por kete do ta diktoje populli me 1 qershor 2008, ne zgjedhjet e lira dhe demokratike. BDI thekson se qeverisja pa legjitimitet nuk mund te sjell progres ne shoqeri, duke arsyetuar se, qeverisja e deritanishme me se miri e deshmoi se pa legjitimitetin e shqiptareve nuk mund te kete institucione stabile dhe progres ne asnje fushe, prandaj nga ky pesim duhet te kene mesuar te gjithe. "Te gjitha partite politike duhet te respektojne kodin zgjedhor dhe te permbahen nga deklarata qe kane te bejne me zgjedhjet parlamentare para afatit te parapare per fushaten zgjedhore", thuhet me tej ne reagim. BDI porosit qe te gjithe perfaqesuesit politik duhet te sillen me pergjegjesi dhe te mos provokojne situata qe mund te ndikojne ne raportet nderetnike, vecanerisht ne kete faze kur duhet te filloje fushata elektorale. Zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni do te zhvillohen me 1 qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›