Shfaqet ne TV ambasadori i zhdukur
Ambasadori pakistanez ne Afganistan eshte shfaqur ne televizion, duke thene se po mbahet peng nga talebanet. Ambasadori, Tariq Azizuddin, qe u zhduk ne shkurt, u shfaq ne nje video te transmetuar nga kanali i lajmeve Al-Arabiya, i rrethuar nga persona te armatosur. Ai tha se po trajtohej mire, por se po vuante nga tension i larte dhe dhimbje ne zemer, duke u bere apel diplomateve pakistaneze te punonin per lirimin e tij. Njoftimet thone gjithashtu se talebanet kerkojne lirim te shokeve te tyre te burgosur, vecanerisht te nje komandanti te larte te kapur nga autoritetet pakistaneze, pak para rrembimit te ambasadorit. Nje zedhenes i Ministrise se Jashtme ne Islamabad tha vetem se qeveria po perdorte te gjitha burimet e mundshme per te sjelle te rrembyerit ne shtepi.