Klinton i jep mbështetje Timorit Lindor

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton gjendet në Timorin Lindor për t`i ofruar mbështetje njërit prej vendeve më të varfëra.
Klinton u takua me zyrtarët e Timorist në kryeqytetin, Dili të ndërsa rreth 1 mijë e 300 paqeruajtës të OKB-së përgatiten të largohen nga fundi i vitit.
Një ish-koloni portugeze, Timori Lindor votoi në vitin 1999 për t`i dhënë fund okupimit indonezian, që la më shumë se 170 mijë të vdekur.
Klinton po zhvillon një turne në gjashtë vende të rajonit të Paqësorit Aziatik, ndërsa deri më tani ajo ka vizituar Ishujt Kuk dhe Kinën.
Ajo do të vizitojë Brunein, para se të niset për në Vlladivostok ku do të marrë pjesë në një takim të forumit Bashkëpunimi Ekonomik i Paqësorit Aziatik.