Zonja e parë amerikane inkurajon krijimin e filmave ushtarakë

Mishell Obama dëshiron të shohë më shumë filma për “familjet ushtarake” në televizione dhe për arsye shkoi në Hollivud për të bërë diçka në këtë drejtim, njofton AP.
Zonja e parë thuhet se u takua me anëtarë të unioneve të shkrimtarëve, producentëve, drejtorëve dhe aktorëve në Teatrin e Shoqërisë së Shkrimtarëve për të diskutuar “Bashkimin e Forcave”-një iniciativë që ka për qëllim rritjen e informimit publik dhe të mbështetjes për familjet e ushtarakëve.
Obama tha se ka krijuar iniciativën me Xhill Bajden për të ndihmuar kombin të kuptojë "se kur vendi ynë shkon në luftë, ne kemi familje që janë duke vuajtur së bashku me ta”.
Ajo sugjeroi se shkrimtarët e filmave në Hollivud dhe të gjithë amerikanët mund të përfitojnë duke vizituar spitalet ushtarake dhe duke dëgjuar tregimet e ushtarakëve.
"Ky nuk është vetëm një analizë", tha ajo, "kjo është një përvojë”.