Mishelle Bachman, kandidatja e parë për presidente në SHBA

Ligjvënësja republikane amerikane, Michelle Bachmann, është femra e parë që ka paraqitur kandidaturën në garën për president të Shteteve të Bashkuara.
Këtë kandidaturë ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt mbrëmë vonë në New Hampshire.
“Sot plotësova letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. Pra unë shumë shpejt do ta bëjë edhe shpalljen formale”, tha Michelle Bachmann.
Thuhet se ajo ka lidhje me lëvizjen ultra-konservatore, Tea Party.
Republikanja Bachmann ka zgjuar interesim te mbështetësit me dënimet e shpeshta të politikave të presidentit Barak Obama.