Klinton kërkon zbatim të sanksioneve ndaj Phenianit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar mbështetje nga vendet anëtare të Forumit për siguri të Azisë, për zbatimin e sanksioneve që Kombet e Bashkuara i kanë miratuar kundër Koresë Veriore.
“Korenë Veriore duhet inkurajuar të ndërmarrë masa që priten nga ajo. Në këtë aspekt ftojmë aleatët tanë nga Forumi për siguri i Azisë që të vazhdojnë zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara në masë të plotë dhe në formë transparente”, ka thënë Hillary Clinton gjatë fjalës në takimin e këtij Forumi në Hanoi.
Në anën tjetër, Koreja e Veriut është ka kërcënuar me “përgjigje fizike”, nëse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut realizojnë planet për stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Diplomati veri-korean, Ri Tong Il, ka deklaruar në Hanoi se “stërvitjet paraqesin politikë armiqësore ndaj Koresë Veriore”.
"Kjo është një shprehje tjetër e politikës armiqësore kundër Koresë së Veriut. Qëndrimi ynë është i qartë. Do të ketë reagim fizik ndaj Koresë së Jugut", ka thënë Tong Il.
Seuli dhe Washingtoni kanë thënë se stërvitja ushtarake, që fillon të dielën, synon të shkurajojë Korenë e Veriut nga planet e mundshme për të ndërmarrë sulme kundër Koresë së Jugut.
Rreth 20 anije dhe nëndetëse si dhe 100 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet që do të zgjasin për katër ditë rresht në Detin e Japonisë.