E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet varr masiv nga koha e diktatorit Franko

E përditshmja spanjolle, “El Pais”, raporton se një varr masiv me 17 të vrarë nga diktatori Franko në vitin 1939, është zbuluar në Menasalbas pranë Toledos në Spanjë.

Nga hetimet rezultoi se para ekzekutimit, viktimat ishin torturuar. Sipas “El Pais”, viktimat ishin ish-luftëtarë republikanë, që u kthyen në shtëpi pas fundit të luftës civile (1936-1939), dy ditë pas fundit të luftës.

Ata u masakruan dhe torturuan nga fqinjët e tyre, të cilët me kohën ishin bërë mbështetës të diktatorit.

Sipas disa statistikave, në Spanjë ka ende mijëra varre masive, që ende nuk janë zbuluar, me trupat e rreth 100 mijë opozitarëve që u ekzekutuan nga frankistët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›