Klinton kritikon ashpër Rusinë

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka kritikuar ashpër dënimin e sotëm në proçesin e dytë gjyqësor të shefit të kompanisë së naftës Mikhail Khodorkovski dhe të partnerit të tij, Platon Lebedev, duke thënë se raste te tilla “kanë një ndikim negativ në reputacionin e Rusisë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe përmirësimin e klimës së saj të investimeve”.
Përmes një deklarate, Klinton ka kërkuar nga presidenti Dimitri Medvedev që të zhvillojë një klimë ku respektohet “pavarësia e proçeseve gjyqësore”.
Edhe Amnesty International ka kritikuar vendimin rus për të dënuar Mikhail Khodorsovskin.