E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle: Vendimi për Khodorovskin, nje hap prapa

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle tha se është shumë i shqetësuar për dënimin e dytë për korrupsion të Mikhail Khodorkovski. Ai e quajti vendimin, një "hap prapa" për shtetin rus.

Mikail Khodorkovski dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev, janë gjetur fajtorë për vjedhjen e miliarda dollarëve nga kompania e tyre që merrej me industrinë e naftës dhe gazit.

Kjo është hera e dytë që gjykata moskovite e nxjerr fajtor Khodorkovskin.

Ende nuk dihet dënimi, pasi ai bëhet publik vetëm pas leximit të plotë të vendimit .
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›