Klinton letër falënderimi dhe urimi Haxhinastos

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton i ka dërguar një letër urimi ministrit të ekonomisë, tregëtisë dhe energjitikës Edmond Haxhinasto për marrjen e detyrës.
“Kam pasur nderin të punoj me Ju në këto dy vite për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e Sh.B.A do të ketë fatin e mirë të vazhdoj të punoj afër me Ju si Ministër i Ekonomisë. Dëshiroj t`ju përgëzoj Ju për arritjet e Juaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit” thuhet në letrën e Klintonit.
Gjithashtu Klinton ka falenderuar Haxhinaston për bashkëpunimin në kohën kur ai drejtonte ministrinë e jashtme.
“Ju falënderoj gjithashtu për mbështetjen e plotë ndaj angazhimeve të përbashkëta për të drejtat e njeriut brenda Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, përpos forumeve të tjera ndërkombëtare, dhe së fundmi në rolin e Presidencës së Këshillit të Europës” ka shtuar Klinton.