E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Subashi: Kufizimi i imunitetit të shoqërohet edhe me zgjedhjen e gjyqtarëve dhe kryeprokurorit me 84 vota

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi, në një intervistë të gjatë për GSH, ka shpjeguar se ata janë për kufizimin e imunitetit dhe jo për heqjen e plotë të tij. Subashi tha se deputetët duhet të përjashtohen nga përgjegjësia penale për mendimet e shprehura, opinionet e dhëna apo deklaratat e bëra. Po ashtu ai tha se duhet të ketë sërish autorizim nga Kuvendi për të kontrolluar deputetin, banesën e tij apo për ta mbajtur në qeli.

Nuk do ishte asnjë çudi që shumë shpejt të shihnim deputetë të ndaluar, të mbajtur nga 24 orë ose 48 orë në komisariate. Do shihnim deputetë që do ndaloheshin në qendër të qyteteve, do të tentohej tu bëhej kontroll vetjak, kontrolli i makinave, i banesave, tha Subashi.

Deputeti socialist tha se heqja e imunitetit duhet të shoqërohet edhe me garanci për institucionet e pavarura. Ai tha se PS propozon që dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë së Përgjithshme të miratohen me 84 vota.

Një propozim i tillë ka zemëruar ndjeshëm kryeministrin Sali Berisha, që deklaron se nuk mundet që presidenti të zgjidhet me 71 vota dhe gjykatësit e kryeprokurorja me 84 vota. Sipas tij kjo do e bllokonte procesin në pafundësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›