E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, Rama: Garanci për mospërsëritjen e historisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vlerësuar arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore ndatsa ka shtuar se tashmë opozita ndodhet në një proces me një sërë garancish të reja, të cilat do të pengojnë mospërsëritjen e historisë.
 

Nga Selaniku, ku mori pjese në punimet e Komitetit të Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore Rama theksoi se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e 2013 me votat e shqiptarëve.
 

"Jemi në një proces me një sërë garancish të reja të cilat janë bazë për t`u thënë shqiptarëve se ç`ka ndodhur s`përsëritet më me zgjedhjet. Zgjedhjet e vitit 2013 do t`i fitojmë dhe vota e shqiptarëve nuk do të preket" theksoi Rama.
 

Kreu i PS-së Rama i cili është bashkëdrejtuesi i Komitetit të Internacionales Socialiste për Evropën juglindore që po mbahet në Greqi zhvilloi takime të veçanta edhe me liderët e të majtës evropiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›